By URL
By Username
By MRSS
Enter a URL of an MRSS feed
 
or

Bënja është një nga zonat e Përmetit, 8 kilometër larg qytetit, ku janë bashke historia dhe mjekësia. Te paren e gjejmë ne urën shekullore te Katiut, ndërtuar nga Ali Pashe Tepelena, ndërsa mjekësia ne ujërat termale ne lumin e Langarices, poshtë urës. Para viteve '90 këtu kane funksionuar llixhat dhe shërbimi mjekësor për pacientet, por për konflikte pronësie ato u shkatërruan. Qendra kurative nuk ekziston me dhe gjithçka përreth është nen pushtetin e natyrës. Shtatë burimet e ujërave te nxehta termale shfrytëzohen nëpërmjet vaskave te krijuara nga banoret. Janë te shumte ata qe vijnë ne banjat e Bërjes por ç'ështe e vërteta askush nuk konsultohet me pare me mjekun para se te hyje ne ujerat me temperature mbi 28 grade. Nje nga mjeket qe dikur ka punuar ne llixhat e Bënjës, Kostandin Leka tregon se çdo person para se te hyje ne ujërat termale duhet te konsultohet me mjekun. Jo te gjithë mund t'i rezistojnë ujërave termale. Banjat e Bënjës, janë lënë jashtë vëmendjes se pushtetit lokal. Ato frekuentohen vetëm gjate verës nga pushues dhe persona me probleme te ndryshme shëndetësore. Sipas studimeve, këto janë burime sulfate me përmbajtje te larte sode bikarbonate. Thënë ndryshe janë ujera kurative me substance te shumta minerale qe shërbejnë si terapi për sëmundjet e lëkurës, stomakut, zorrëve dhe reumatizmes. Nëse Bënja do te kishte vëmendjen dhe financime nga pushteti vendor e qendror, sot do te ishte një pike jo vetëm turistike, por edhe kurative.Benj is one of the Bazaar area, 8 km from the city, where history and medicine together. We first find the Katiut century bridge, built by Ali Pasha Tepelenë and medicine in the thermal waters Langarica river, under the bridge. Before the 90s here have worked spas and medical care for patients, but they were destroyed property disputes. With curative center there and everything around is under the power of nature. Seven hot springs thermal waters used by tubs created by residents. There are many who come in bathrooms...