By URL
By Username
By MRSS
Enter a URL of an MRSS feed
 
or

Një apel i forte ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, qe i kërkojnë klasës politike shqiptare te miratoje heqjen e imunitetit për zyrtaret e larte. Nga Gjirokastra, ku ndodhet për një vizite dyditore, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u shpreh i qarte se nëse nisma e ndërmarrë nuk konkretizohet, atëherë ky do te ishte një zhgënjim i madh për Shtetet e Bashkuara. "Ne presim me kënaqësi 6 gushtin, që është dita në të cilën është planifikuar që të ndodhë votimi për heqjen e imunitetit. Mendoj që janë duke qarkulluar versione, drafte të ndryshme. Partia Demokratike ka përgatitur një draft, po ashtu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kështu që qartazi të gjithë duan të bëjnë diçka për heqjen e imunitetit. Dhe mendoj se kjo është jetike, sepse ka gjyqtarë të mirë, ka parlamentarë të mirë, por gjithashtu, ka edhe hajdut mes tyre, kështu që me çështjen e imuniteteve abuzohet në këtë vend dhe nëse njerëzit do të ishin seriozë për përmirësimin e shtetit ligjor, atëherë duhet të ketë një marrëveshje për heqjen e imuniteteve. Presim që më 6 gusht do të kalohet diçka, duhet patjetër të miratohet diçka, sepse nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë një zhgënjim shumë i madh për Shtetet e Bashkuara prandaj ata duhet ta bëjnë këtë," u shpreh Arvizu. Diplomati përshëndeti marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore dhe riformatimin e KQZ, një institucion ky qe sipas tij pati shume probleme ne zgjedhjet e kaluara. "Jam veçanërisht i kënaqur që palët kanë arritur një marrëveshje për kodin elektoral. Kjo ka qenë shumë e rëndësishme sepse në thelb të tij ka qenë KQZ-ja dhe duke parë performancën në të shkuarën të KQZ-së është e qartë që ishte e nevojshme për një mekanizëm të ri që ti jepte besim njerëzve. Ndaj jam i kënaqur që ka një format të ri për këtë," shtoi Arvizu. Me tej zyrtari amerikan i kërkoi klasës politike qe te plotësojë kriteret dhe detyrat për te marre statusin e vendit kandilit për ne BE, ne mënyrë qe ky status te mos jete vetëm për fasade.A strong...